Haber Giriş:
Zelensky e quan Putinin “diktator” në videomesazhin drejtuar Festivalit 75. të Filmit në Kanë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përdori termin “diktator” për Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një fjalimi përmes videokonferencës në ceremoninë e hapjes së Festivalit 75. të Filmit në Kanë të Francës, mbajtur të martën në mbrëmje.
Volodymyr Zelensky përmendi në fjalimin e tij gjithashtu Luftën II Botërore dhe filmin e vitit 1940 të aktorit Charlie Chaplin, “Diktatori i Madh”, për t’i bërë thirrje kinemasë që të mos “heshtë” përballë sulmit rus ndaj Ukrainës.
“«Diktatori i Madh» (filmi) i Chaplinit nuk e vrau «diktatorin e vërtetë» në atë kohë, por, falë këtij filmi, kinemaja theu heshtjen e saj. Ajo theu heshtjen e sa...