Haber Giriş:
Zarif: Të lumtur që Azerbajxhani i rimori territoret e pushtuara nga Armenia

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, u shpreh i lumtur që shikon Azerbajxhanin të ketë rifituar kontrollin mbi territoret e okupuara nga Armenia në Karabakun Malor.
Javad Zarif mbërriti të dielën në mbrëmje në Azerbajxhan, ndalesa e parë e turneut të vizitave të tij në Kaukaz, i cili synon promovimin e bashkëpunimit rajonal.
Pas mbërritjes së tij në aeroportin e Bakusë, kryediplomati iranian tha se ai është i lumtur që Azerbajxhani i rimori territoret e pushtuara nga Armenia.
Ai tha më tej se Irani është “i gatshëm të ndihmojë” njerëzit në Azerbajxha...