Haber Giriş:
Ushtria turke neutralizon 8 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 8 pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK në rajonin Gara, në veri të Irakut.
Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një komunikate të shkruar, si rezultat i punës së koordinuar të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), 8 terroristë të PKK-së u identifikuan në rajonin Gara, në veri të Irakut dhe u neutralizuan pa humbur kohë me anë të një operacioni ajror.