Haber Giriş:
Ushtria turke neutralizon 226 terroristë gjatë 43 operacioneve të muajit të fundit

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi të dielën se gjatë muajit të fundit, Forcat e Armatosura të Turqisë kanë kryer gjithsej 43 operacione, prej të cilave 8 operacione të mëdha dhe 35 të mesme, duke neutralizuar 226 terroristë.
Përmes një komunikate me shkrim, Ministria bëri të ditur se Forcat e Armatosura të Turqisë vazhdojnë me vendosmëri luftën kundër organizatave terroriste brenda vendit dhe përtej kufirit me qëllim garantimin e sigurisë së vendit dhe popullit.
“Operacionet vijojnë me një vendosmëri të madhe në mënyrë të pandërprerë në çdo terren dhe lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë deri në eliminimin e ...