Haber Giriş:
Ushtria turke neutralizon 2 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 2 anëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK/YPG, të cilët tentuan të depërtojnë dhe të kryejnë sulm në zonën operative “Burimi i Paqes”, në veri të Sirisë.
“Ne vazhdojmë të ndërhyjmë kundër terroristëve që duan të prishin klimën e paqes dhe sigurisë në zonën operative «Burimi i Paqes». Dy terroristë të PKK/YPG-së, të cilët hapën zjarr provokues dhe tentuan të depërtojnë në zonë, u neutralizuan nga komandot tanë heroikë”, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një komunikate me shkrim.
...