Haber Giriş:
Turqia shpall së shpejti programin e saj kombëtar hapësinor

Në fjalën drejtuar sesionit të posaçëm organizuar me rastin e Javës së Teknologjive Satelitore Presidenti Erdoan tha se së shpejti ata do të shpallin Programin Kombëtar Hapësinor të Turqisë për periudhën 2021-2030.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ndoqi sesionin special organizuar me rastin e Javës së Teknologjive Satelitore me një lidhje të drejtpërdrejtë nga rezidenca “Vahdettin” në Stamboll.
Duke theksuar se ai dëshiron që sateliti «Turksat-5A», i cili u dërgua në hapësirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të ishte i suksesshëm dhe të fillonte misionin e tij në datën ...