Haber Giriş:
Turqia përshëndet zgjedhjet në Liban

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka shprehur kënaqësinë për mbajtjen në qetësi të zgjedhjeve të përgjithshme që u zhvilluan të dielën në Liban.
“Jemi të kënaqur që zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura sot (15 maj) në Liban kanë përfunduar në mënyrë paqësore”, thuhet në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.
“Urojmë që rezultatet e zgjedhjeve të kontribuojnë në paqen sociale, qetësinë dhe stabilitetin e Libanit; që një qeveri e re të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur për të trajtuar me efektivitet...