Haber Giriş:
Turqia paralajmëron Greqinë: Mos armatosni ishujt e Egjeut, përndryshe nis debati për sovranitetin

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se nëse Greqia nuk heq dorë nga armatosja e ishujve në detin Egje, do të fillojë debati për sovranitetin.
Mevlut Çavusoglu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në aeroplan gjatë kthimit nga vizita e tij në Palestinë dhe Izrael.
Shefi i diplomacisë turke theksoi se prishja nga Greqia e statusit të ishujve që i janë dhënë asaj me kusht në kuadër të Traktatit të Lozanës (1923) dhe Traktateve të Paqes së Parisit (1947), është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Duke vënë në pah se Greqia ka...