Haber Giriş:
Turqia ngushëllon ShBA-në për viktimat në Teksas

Turqia ka lëshuar një mesazh ngushëllimi për viktimat e sulmit me armë në shkollë fillore në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
“Kemi mësuar me një keqardhje të thellë se 19 fëmijë dhe 2 të rritur humbën jetën dhe disa u plagosën pas një sulmi me armë në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas më 24 maj”, thuhet në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
I përcjellim ngushëllimet tona popullit amerikan dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit.