Haber Giriş:
Turqia mposhti Norvegjinë 3-0 në kualifikueset evropiane të Botërorit, 6 pikë në 2 ndeshje

Ekipi kombëtar turk vazhdoi fillimin mbresëlënës të Kualifikuesve Evropiane për Kupën e Botës FIFA 2022 duke gjunjëzuar Norvegjinë 3-0 të shtunën.
Mesfushori Ozan Tufan i Turqisë u dha mysafirëve një epërsi të hershme 1-0 në minutën e 4-t në Stadiumin “La Rosaleda”, në Malagë të Spanjës.
Caglar Soyuncu dyfishoi epërsinë me kokë nga një goditje këndi në minutën e 28-të dhe pjesa e parë përfundoi 2-0.
Në skenë doli sërish Tufan, i cili shënoi golin e tij të dytë me një goditje të shkëlqyer nga distanca në minutën e 59-të për ta thellu...