Haber Giriş:
Turqia i dhuron Bosnjë-Hercegovinës 30.000 doza të vaksinës antiCOVID

Kanë mbërritur në Bosnjë-Hercegovinë 30.000 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania farmaceutike kineze “Sinovac”, donacion i Turqisë në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Vaksinat antiCOVID në fjalë, një premtim i Presidentit Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës që anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës realizuan më 16 mars në Ankara, u dërguan në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit Sarajevë me një avion ambulancë.
Ministri i Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, Selmo Cikotic, falënderoi Presidentin Erdogan dhe popullin turk gjatë një konferenc...
-
14.04.2021