Haber Giriş:
Të parat e Anadollit – Shpellat e famshme për liqenet nëntokësore: Altinbesik dhe Tinaztepe

Sot do të flasim për shpellën Altinbesik, e cila ka liqenin nëntokësor më të madh në Turqi dhe të tretin më të madh në botë; si dhe për shpellën Tinaztepe, e cila është më e gjata ndër shpellat e hapura për turizëm në Turqi.
A keni hyrë në ndonjë shpellë më parë? Nëse përgjigjja juaj është po, çfarë lloj ndjenjash ju ka ngjallur ai mjedis? E vlerësoni të frikshëm apo magjepsës atë vend pa dritë, ku zërat jehonë? A ju duket misterioze apo emocionuese brendësia e shpellës? Njerëzit besonin në mesjetë se shpellat ishin vende ku jetonin dragonjtë e përbindëshat dhe në antikitet se ato ishin porta për në botën nëntokëso...