Haber Giriş:
Të parat e Anadollit – Manastiri i Sumelasë

Sot do të flasim për Manastirin e Sumelasë, një qendër kulti madhështore dhe ndër më të rëndësishmet në botë, i cili duket sikur është ngjitur pas shkëmbinjve dhe besohet se bën mrekulli përmes afreskeve mbresëlënëse dhe burimit të shenjtë me ujë kurativ.
ℕjë murg sheh një ëndërr dhe fillon një rrugëtim nga shumë larg. Ai kapërcen dete, male dhe kodra, sepse në ëndërr kishte parë Jezu Krishtin dhe Shën-Mërinë (Maria) në një shpellë. Virgjëresha Mari i kishte thënë se Shën-Luka Ungjillori kishte bërë një ikonë dhe se engjëjt e kishin çuar ikonën në këtë shpellë. Ky murg i nisur nga Athina, takon një murg tjetër në portin e Trabzonit (Trebizond ...