Haber Giriş:
Të dielën në Shqipëri mbahen zgjedhjet e përgjithshme

Risia e këtyre zgjedhjeve është fushata dhe procesi i votimit nën kushtet e pandemisë, sistemi i ri zgjedhor, votimi dhe numërimi elektronik (që do të aplikohet si projekt pilot) dhe konkurrimi i disa partive të reja.
Fushata zgjedhore në Shqipëri zyrtarisht mbyllet sot dhe votuesit më 25 prill do të zgjedhin përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë, në zgjedhjet e dhjeta parlamentare në vend që pas përmbysjes së regjimit komunist.
Që nga viti 1991 pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri e deri tani janë mbajtur 9 zgjedhje të përgjithshme parlamentare, dy prej tyre zgjedhje të parakohshme, ndërkoh...