Haber Giriş:
Suedia dhe Finlanda aspirojnë të rrisin bashkëpunimin me Turqinë
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, deklaroi të martën se vendi i saj dhe Finlanda aspirojnë të rrisë bashkëpunimin me Turqinë në kuadër të NATO-s.
Magdalena Andersson u takua me Presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto, i cili realizoi një vizitë në kryeqytetin Stokholm të Suedisë për të zhvilluar bisedime zyrtare. Më pas të dy liderët mbajtën një konferencë për shtyp.
“Ne i kushtojmë rëndësi zhvillimit të negociatave me Turqinë për NATO-n dhe duam që Suedia ta rrisë bashkëpunimin e saj me Turqinë brenda Aleancës. Suedia, ashtu si NATO-...