Haber Giriş:
SHBA – Sekretari Pompeo viziton Belgjikën 1 javë përpara dorëzimit të detyrës

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Belgjikën këtë javë, ku do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg e zv/kryeministren dhe ministren e Jashtme të Belgjikës, Sophie Wilmes.
Vizita e Pompeos në Belgjikë vjen një javë përpara dorëzimit të detyrës së tij në krye të Departamentit amerikan të Shtetit.
Departamenti i Shtetit bëri me dije se “Sekretari Pompeo do të vizitojë kryeqytetin Bruksel të Belgjikës më 13-14 janar për të rikonfirmuar partneritetin e thellë dhe të përhershëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Belgjikës, si dhe për të shprehur mbështe...