Haber Giriş:
ShBA fton Korenë e Veriut për bisedime pa parakushte

Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në OKB, Linda Thomas Greenfield tha se i kanë propozuar Koresë së Veriut bisedime pa parakushte dhe ka ardhur koha për të krijuar “dialog të qëndrueshëm dhe thelbësor”.
Pas deklaratës së Koresë së Veriut për testimin “e një rakete të re balistike që lëshohet nga nëndetësja”, ShBA-ja dhe Britania e Madhe e ngritën çështjen e programit bërthamor të Phenianit në rendin e ditës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në OKB, Linda Thomas Greenfield u tha gazetarëve se ajo e dënon testin e raketë...