Haber Giriş:
SHBA – Arrestohet për narkotrafik bashkëshortja e baronit meksikan të drogës El Chapo
Emma Coronel Aispuro, bashkëshorte e baronit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, është arrestuar të hënën në shtetin amerikan të Virgjinias për trafik ndërkombëtar droge.
Pjesëmarrëse e rregullt në seancat dëgjimore të El Chapos dy vjet më parë, Aispuro u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles, në Virgjinia dhe do të paraqitet në Gjykatën Federale të Uashingtonit të martën, sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë.
Ajo akuzohet për shpërndarje kokaine, metamfetaminë, heroine dhe kanabisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për ndihmë ndaj bash...