Haber Giriş:
Sentop: Besoj se Mali i Zi do të ruajë strukturën e tij multikulturore, multifetare dhe multietnike

Gjatë vizitës së tij të fundit në Podgoricë, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop ka përsëritur besimin e tij se Mali i Zi do të ruajë strukturën e tij multikulturore, multifetare dhe multietnike në periudhën e ardhshme.
Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop, qëndroi për vizitë në Mal të Zi, ku u prit nga Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq dhe Kryetari i Parlamentit, Aleksa Beçiq. Në takim me Kryeministrin Krivokapiq, Sentop ka rikujtuar se Presidenti Recep Tayyip Erdogan kishte realizuar vizitë historike dhe shumë të suksesshme në Mal të Zi në gusht dhe kishte rikonfirmua...