Haber Giriş:
Rusia: Rrëzuam 3 avionë luftarakë ukrainas pranë ishullit të Gjarpërinjve

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se të dielën mbrëma kanë rrëzuar 3 avionë luftarakë të Ukrainës pranë ishullit të Gjarpërinjve në Detin e Zi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, deklaroi të hënën se sistemet e mbrojtjes ajrore ruse kanë rrëzuar dy avionë luftarakë “Su-25” dhe një “Su-24” që i përkisnin Forcave të Armatosura të Ukrainës.
“Gjithashtu 10 mjete ajrore pa pilotë u shkatërruan dhe 18 predha të lëshuara nga raketahedhësit shumëgrykësh «Smerch» u interceptuan e asgjësuan në zona të ndryshme të Luganskut...