Haber Giriş:
Rekord i ri nga droni luftarak “Bayraktar TB2” i Turqisë: Mbi 300 mijë orë fluturim

Droni i parë luftarak vendës i Turqisë, “Bayraktar TB2”, ka shënuar një rekord të ri në historinë e aviacionit të vendit duke përfunduar me sukses 300 mijë orë fluturim.
Siç njofton kompania “Baykar”, prodhuese e sistemeve kombëtare turke të mjeteve ajrore luftarake pa pilot (të telekomanduara), droni “Bayraktar TB2” ka lënë pas një “gur kilometrik” e moment historik të rëndësishëm.
“Droni «Bayraktar TB2» vazhdon të shënojë risi në historinë e aviacionit turk duke përfunduar me sukses 300 mijë orë fluturimi. Kështu, një mjet ajror i kësaj kategorie, i cili ë...