Haber Giriş:
Presidenti Erdogan sinjalizon një operacion të ri antiterrorist

“Nuk e kemi lënë dhe nuk do të lëmë pa marrë hakun e çdo pike gjaku të ushtarëve tanë. Ne do të vazhdojmë t'u përgjigjemi këtyre sulmeve të pabesë me operacione të reja”, tha Erdoan duke sinjalizuar një operacion të ri antiterrorist ndërkufitar.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti të mërkurën në Kompleksin Presidencial në Ankara drejtuesit, komitetin teknik (trajnerët) dhe lojtaret e klubit të basketbollit “Anadolu Efes”, kampione e Euroligës me sponsor kryesor flamurmbjatësen e Turqisë “Turkish Airlines”.
Duke uruar mëshirën e Zotit për pesë ushtarët e rënë dëshmorë në operacionin “Kthetra-Kyçi” [Pençe-Kili...