Haber Giriş:
Presidenti Erdogan: Çështja “F-35”, pika më e rëndësishme në takimin tonë me Biden në Glasgou

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se do të takohet me homologun amerikan, Joe Biden, në Glasgou të Skocisë, ndërsa bëri me dije se çështja kryesore në agjendën e takimit do të jetë ajo e avionëve luftarakë “F-35”.
Kreu i shtetit turk vlerësoi rendin e ditës për gazetarët e pranishëm në avionin presidencial gjatë kthimit nga vizita e tij njëditore (të martën) në Azerbajxhan.
Erdogani tha se gjatë vizitës së tij pa nga afër punimet e rindërtimit dhe zhvillimit të kryera nga Azerbajxhani në territoret e çliruara (nga pushtimi gati 30-vjeçar armen), si dhe inspektoi aktivitetet që lidhen me rigjallërimin ...