Haber Giriş:
Policia izraelite sulmon protestuesit palestinezë në Jerusalemin Lindor të okupuar

Forcat izraelite të sigurisë ndërhynë kundër palestinezëve, që ishin duke mbajtur një demonstratë kundër kolonëve hebrenj në lagjen Sheikh Jarrah të Jerusalemit Lindor (Al-Kuds).
Një grup palestinezësh mbajtën një protestë solidariteti me banorët e lagjes Sheikh Jarrah, të cilët po përballen me kërcënimin e migrimit të detyruar nga Izraeli në favor të kolonëve hebrenj.
Për shkak të provokimeve që erdhën nga kolonët hebrenj, gjatë protestës pati konfrontime midis palestinezëve dhe kolonëve hebrenj. Më vonë, policia izraelite ndërhyri për të shpërndarë palestinezët.
...