Haber Giriş:
Papunësia në Turqi bie me 0,7 pikë përqindje në tetor 2020

Niveli i papunësisë në Turqi ka rënë në 12,7% në tetor 2020, një përmirësim me 0,7 pikë përqindje në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2019.
Instituti Turk i Statistikave (TUIK/TurkStat) publikoi ditën e hënë të dhënat mbi fuqinë punëtore për muajin e dhjetë të 2020-s.
Sipas TurkStatit, në tetor 2020 janë regjistruar 4 milionë e 5 mijë të papunë të grupmoshës nga 15 vjeç e sipër, 391 mijë veta më pak sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në të njëjtën periudhë, shkalla e papunësisë ka rënë me 0,7 pikë përqindje duke u realiz...