Haber Giriş:
Ndahet nga jeta këngëtari i famshëm amerikan, Meat Loaf

Këngëtari i shquar i muzikës “rock” dhe aktori amerikan, Meat Loaf, laureat i çmimit “Grammy”, u nda nga jeta më 20 janar 2022, në moshën 74-vjeçare.
Familja e tij e njoftoi vdekjen e këngëtarit të njohur përmes një postimi nga llogaria zyrtare e të ndjerit në rrjetin social “Facebook”.
“Ju njoftojmë me zemër të copëtuar se i pakrahasueshmi Meat Loaf ndërroi jetë sonte (të enjten mbrëma), i rrethuar nga bashkëshortja Deborah, vajzat Pearl e Amanda, si dhe miq të ngushtë. Ne e dimë se sa shumë do të thoshte ai për kaq shumë prej jush dhe e...