Haber Giriş:
Ndahet nga jeta Johnny Solinger, ish-solist i grupit “Skid Row”

Johnny Solinger, ish-solist i “Skid Row”, ndër grupet më të njohura të muzikës “heavy metal”, vdiq në moshën 55 vjeç për shkak të dështimit të mëlçisë.
Shokët e bandës së Solinger njoftuan lajmin për vdekjen e tij përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”.
“Ne jemi të pikëlluar që dëgjuam lajmin e vëllait tonë Johnny Solinger. Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe fansat e tij”, thuhet në mesazhin e publikuar në faqen e grupit “Skid Row” në “Facebook”.
...