Haber Giriş:
Muzeu Bashkëkohor i Odunpazarit ndër 25 muzetë më të mirë të shekullit të fundit

Muzeu Bashkëkohor i Odunpazarit, ndërtuar midis shtëpive historike në rrethin Odunpazari të Eskisehirit, është renditur në mesin e 25 objekteve muzeore më të mira të shekullit të fundit nga “ARTnews”, një prej revistave artistike më prestigjioze në botë.
Bengu Kirkiz Erguven, drejtoreshë e Komunikimit të Muzeut Bashkëkohor të Odunpazarit (OMM), u shpreh e kënaqur nga paraqitja e çmuar në një revistë prestigjioze të publikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej vitit 1902.
“Ky është një lajm shumë i gëzueshëm si për OMM-në ashtu edhe për vlerësimin gjithnjë e më tepër të vendit tonë jashtë shtetit”, tha drejtoresha Erguven.
I projek...