Haber Giriş:
Ministri turk i Drejtësisë: Finlanda dhe Suedia nuk kanë ekstraduar asnjë terrorist në Turqi

"Ata që zgjedhin organizatat terroriste në vend të Turqisë, duhet të kuptojnë se sa e gabuar është preferenca e tyre dhe se ata vetë humbasin nga kjo", tha të martën ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag.
Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag përshëndeti me një fjalim mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive të Turqisë, mbajtur të martën në Ankara.
Duke reaguar ndaj qëndrimit proterrorist të Suedisë dhe Finlandës, dy vende në rend të ditës për shkak të anëtarësimit të tyre në NATO, ministri turk tha: "Për fat të keq, aktualisht shumë vende të Bashkimit Evropian (BE) dhe...