Haber Giriş:
Ministri danez në Kosovë për marrëveshjen mbi 200 milionë euro

Kosova dhe Danimarka së shpejti mund të arrijnë një marrëveshje për marrje e dhënie me qira të 300 qelive të burgut në Kosovë.
Sot (e hënë, 20 dhjetor) në Kosovë do të qëndrojë Ministri i Drejtësisë i Danimarkës Nick Haekkerup, për t’u takuar me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Qëllimi i kësaj vizite të ministrit danez, ka të bëjë me marrëveshjen mes Kosovës dhe Danimarkës, për t’i dhënë shtetit danez me qira, 300 qeli të burgjeve.
Ministrja Haxhiu ka paralajmëruar se pas kësaj vizite do të jep...