Haber Giriş:
Mario Draghi: Emigracioni, lufta antiterrorizëm e Unioni Doganor janë hapësira bashkëpunimi Turqi-BE

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, deklaroi të mërkurën se emigracioni, lufta antiterrorizëm dhe Unioni Doganor janë hapësira bashkëpunimi të rëndësishme ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.
Ky vlerësim i shefit të Romës zyrtare erdhi gjatë një fjalimi që ai mbajti në Senat, dhoma e lartë e Parlamentit të Italisë, përpara Samitit të Liderëve të BE-së më 25-26 mars, rreth pozicionit të vendit të tij lidhur me çështjet që do të diskutohen brenda Unionit.
Duke bërë me dije se në samitin e liderëve, krahas marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Rusisë, do të trajtohen gjithashtu situata n...