Haber Giriş:
Maqedoni e Veriut – Kuvendi miratoi dorëheqjen e kryeministrit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi dorëheqjen e Kryeministrit Zoran Zaev, të cilën ai e paralajmëroi pas rezultateve të pafavorshme në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në fjalën që mbajti në seancën e posaçme tha se sipas dispozitave kushtetuese, dorëheqja e kryeministrit nënkupton dorëheqje të gjithë qeverisë së vendit. Ai gjithashtu shtoi se qeveria aktuale do ta vazhdojë detyrën deri në zgjedhjen e një qeverie të re.
Në letrën e tij dërguar kryeparlamentarit Xhaferi dhe deputetëve, Zaev është sh...