Haber Giriş:
Kryeministri Kurti voton në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, kritikohet nga opozita

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka votuar të dielën në zgjedhjet Parlamentare të Shqipërisë, pasi ai mban edhe pasaportën shqiptare, por votimi i tij u kritikua.
Mëngjesin e së dielës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar si shtetas edhe i Shqipërisë, Kurti tha se “Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë”.
Ai në vazhdim ka thënë se “Dita është e bukur, e diel me diell. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ash...