Haber Giriş:
Kinë – Ekspertët e OBSH-së mbërrijnë në Wuhan për të hetuar origjinën e COVID-19

Një delegacion ekspertësh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka mbërritur të enjten në Wuhan të Kinës për të nisur hetimin e shumëpritur për origjinën e koronavirusit shkaktar të sëmundjes COVID-19.
Siç bën të ditur media shtetërore kineze, një ekip prej 10 ekspertësh ka arritur në Wuhan më 14 janar.
Delegacioni pritet të qëndrojë për 1 muaj në qytetin ku është identifikuar për herë të parë virusi në fund të vitit 2019.
Ekspertët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Gjermania, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Holanda, Katari dhe Vietnami do të fillojnë punën fillimish...