Haber Giriş:
Jens Stoltenberg: Turqia ka rëndësi kritike për mbrojtjen e Evropës dhe NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi të hënën rolin e Turqisë në mbrojtjen e Evropës dhe Aleancës.
Në një prononcim për gazetarët një ditë përpara takimit dyditor të kryediplomatëve të NATO-s, Jens Stoltenberg vuri në pah se Aleanca ka një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e Evropës.
“Këtë gjë e pranon edhe vetë Bashkimi Evropian, jo vetëm NATO-ja”, shtoi ai.
Gjithnjë në lidhje me mbrojtjen e Evropës, Stoltenberg potencoi se mbi 90% e popullsisë së BE-së jeton njëherësh në një shte...