Haber Giriş:
Irak – Përgjaket Bagdadi, një sulm vetëvrasës shkakton dhjetëra të vdekur e të plagosur

Të paktën 21 persona kanë gjetur vdekjen dhe 44 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmit vetëvrasës në kryeqytetin Bagdad të Irakut.
Një bombë shpërtheu në tregun e Sheshit “Al-Tayaran” të kryeqytetit irakian, sipas Komandës së Operacioneve të Bagdadit, e cila bëri me dije gjithashtu se numri i viktimave mund të rritet, pasi një pjesë e të plagosurve janë në gjendje kritike.
Zyrtarët irakianë njoftuan edhe se agresori mbante veshur një jelek-bombë.
Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
...