Haber Giriş:
Indonezia bën thirrje për krijimin e korridorit të udhëtimit mes shteteve anëtare të ASEAN-it
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, kërkoi ndërtimin e një korridori udhëtimi për të eliminuar ndikimin ekonomik të pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) dhe për të stimuluar turizmin ndërmjet vendeve të Azisë Juglindore.
Në fjalimin e tij gjatë forumin rajonal të biznesit, mbajtur përpara Samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që do të fillojë të martën dhe do të zgjasë 3 ditë, Joko Widodo përmendi të dhënat për kufizimet e udhëtimit të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) duke theksuar se kufizimet më të mëdha të udhëtimit janë aplikuar tek shtetet anëtare të ASEA...