Haber Giriş:
Indonezi – Gjendet vendndodhja e kutisë së zezë të avionit të aksidentuar “SJ182”

Ushtria e Indonezisë njoftoi se është gjetur vendndodhja e kutisë së zezë të avionit të pasagjerëve që u rrëzua në det pak kohë pas ngritjes në fluturim nga Xhakarta.
Shefi Shtabit të Përgjithshëm të Indonezisë, Hadi Tjahjanto, bëri me dije gjatë një prononcimi për mediat se është përcaktuar lokacioni i kutisë së zezë, nga e cila është marrë sinjal gjatë aktiviteteve të kërkimit që po bëhen në zonën ku ka rënë avioni.
Ai tha që shpresojnë që nxjerrja e kutisë së zezë të mos zgjasë shumë duke shtuar se në këtë mënyrë mund të zbulohet edhe shkaku i aksident...