Haber Giriş:
Honduras – Xiomara Castro fiton zgjedhjet presidenciale

Kandidatja e majtë, Xiomara Castro, u shpall zyrtarisht fituese e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 28 nëntor në Honduras.
Presidenti i Këshillit Kombëtar Zgjedhor të Hondurasit (CNE), Kelvin Aguirre, njoftoi përmes radios shtetërore se mandati i Xiomara Castros do të fillojë më 27 janar 2022 dhe do të përfundojë më 27 janar 2026.
Kelvin Aguirre deklaroi se 62-vjeçarja Castro, kandidate e Partisë për Liri dhe Rithemelim (Libre), ka marrë 51,12% (1.716.793) të votave, ndërsa ish-deputeti Nasry Asfura, kandidati i...