Haber Giriş:
Franca dhe Bashkimi Evropian arrijnë marrëveshje rifinancimi për “Air France-KLM”

Franca dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord mbi skicën e një pakete rifinancimi të mbështetur nga shteti për krahun francez të grupit ajror franko-holandez “Air France-KLM”.
Këtë lajm e konfirmoi ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire, i cili tha në një program televiziv se negociatat me KE-në kanë përfunduar, por shuma e parave nuk është sqaruar ende.
“Është një lajm shumë i mirë për «Air France» dhe për të gjithë sektorin e aviacionit francez”, shtoi ai.
Duke vënë në pah se ky lajm i mirë duhet të inkurajojë kompaninë që të jetë më konkurruese, Le ...