Haber Giriş:
FMN: Përballemi me provën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva tha se ekonomia botërore po përballet me provën e saj më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore (1939-1945).
Në fjalën e saj në hapjen e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Georgieva tha se prapa ngadalësimit të rritjes ekonomike botërore dhe tendencës rritëse të inflacionit, qëndron pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), konflikti Rusi-Ukrainë që filloi më 24 shkurt dhe së bashku me ndryshimet klimatike të gjitha këto bartin potencialin për të shkaktuar një katastrofë të madhe...