Haber Giriş:
Fillon ministeriali i NATO-s, në fokus rritja e shpenzimeve dhe ardhmëria e misionit në Afganistan

Ministrat e mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s u mblodhën të mërkurën përmes videokonferencës për të diskutuar çështje të ndryshme me rëndësi madhore e sidomos vendimin për të ardhmen e misionit të Aleancës në Afganistan.
Në këtë mbledhje dyditore, ku Turqia përfaqësohet nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, krahas misionit të NATO-s në Irak, do të vlerësohen gjithashtu propozimet e sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, për nismën “NATO 2030” mbi politikat e Aleancës gjatë viteve të ardhshme.
Këto propozime përfshijnë rritjen e fondeve të NATO-s për aktivitetet e parandalimit/shkëshillimit ...