Haber Giriş:
Ersin Tatar: Elementi i vetëm i sovranitetit në Qipro i hap rrugën dominimit grek

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar, deklaroi të dielën se elementi i vetëm i sovranitetit, parashikuar nga një marrëveshje me bazë federatën, do t'i hapte rrugën shtrirjes së dominimit grek në Veri.
Siç bën të ditur Agjencia Turke e Lajmeve të Qipros (TAK), Ersin Tatar bëri vlerësime në lidhje me problemin qipriot dhe rendin e ditës në një takim virtual me përfaqësuesit e OJQ-ve.
Duke theksuar se turqit qipriotë kanë të drejtën e fjalës në Ishull si një popull sovran të paktën po aq sa edhe grekët qipriotë, Presidenti Tatar bëri me dije se po vazhdojnë intensivisht përgatitjet për mbled...