Haber Giriş:
Erdogan-Rama: Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri i ngritëm në nivelin e partneritetit strategjik

“Ne i ngritëm marrëdhëniet tona në nivelin e partneritetit strategjik”, deklaroi Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Ankara me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan u shpreh shumë i kënaqur që priste sot në Ankara Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe delegacionin shoqërues.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, pas takimit zyrtar mes tyre, Erdogani theksoi se “Shqipëria është një vend mik, vëlla dhe aleat”.
“Ne jemi dy popuj vëllezër që kemi bashkëjetuar në shekuj, kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë n...