Haber Giriş:
Erdogan: Nuk mund të lëmë mënjanë embargon e armëve që na ka vendosur Suedia

“Ne jemi ende duke diskutuar me aleatët tanë për heqjen e embargove pavarësisht se roli që ne luajmë në NATO është shumë i qartë”, tha presidenti Erdoan të hënën në ceremoninë e nisjes së zbatimit të projektit të Nëndetëseve Kombëtare në Gölcük.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Komandën e Kantierit Detar “Gölcük”.
Në fjalën që mbajti këtu Erdoani tha se nëndetëset e reja turke janë mbresëlënëse me karakteristikat e tyre teknike.
"Duke vënë në shërbim çdo vit nga një nëndetëse, duke filluar që nga viti aktual, ne do të sigurojmë që flota jonë të jetë e pajisur me 6 nën...