Haber Giriş:
Erdogan: Ne refuzojmë nismat për izolimin e vendit tonë në brigjet e tij përmes hartave maksimaliste

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën se Ankaraja zyrtare refuzon nismat për izolimin e vendit në brigjet tij përmes hartave maksimaliste që nuk kanë asnjë vlefshmëri.
Ky vlerësim i kreut të shtetit turk erdhi gjatë një takimi me ambasadorët e shteteve evropiane të akredituar në Ankara, mbajtur në Pallatin “Çankaya”.
Ai theksoi se agjenda Turqi-Bashkimi Evropian po abuzohet duke u fshehur pas justifikimit të solidaritetit të Unionit.
“Kjo qasje, në njërën anë robëron marrëdhëniet tona të rrënjosura thellë dhe në anën tjetër dobëson pretendimin e BE-së p...