Haber Giriş:
Drejtori i TRT-së: Bota sot ka nevojë më shumë se kurrë për dialog dhe arsyetim të përbashkët

Mehmet Zahid Sobaci, drejtor i përgjithshëm i Korporatës së Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT), deklaroi se bota sot ka nevojë më shumë se kurrë për dialog, debat, arsyetim të përbashkët, shkëmbim idesh dhe zhvillim të një mirëkuptimi të ri.
Ky vlerësim i Mehmet Zahid Sobaci erdhi gjatë fjalimit përshëndetës në “TRT World Forum 2021”, i cili këtë vit organizohet virtualisht nën temën “Fuqia dhe Paradoksi: Kuptimi i Strategjisë së Madhe në Shekullin XXI”.
Duke thënë se çështjet globale që shqetësojnë të gjithë njerëzimin do të diskutohen për dy ditë në “TRT World Forum”, i cili pret gati 100 folës nga më shumë se 30 vende të ndry...