Haber Giriş:
Danimarka përgatitet të transferojë në Kosovë të burgosurit e parë

Në kuadër të marrëveshjes, të burgosurit në Danimarkë, planifikohet të dërgohen në Institucionin Korrektues në fshatin Pasjak të Komunës së Gjilanit, rreth 50 kilometra larg nga Prishtina, duke filluar nga viti 2023.
Danimarka është në përgatitje të dërgimit të të burgosurve që vijnë nga vendet joanëtare të Bashkimit Evropian (BE), në qelitë e burgut që ka marrë me qira në Kosovë.
Danimarka, e cila në botë renditet në pjesën e fundit të listës për sa i përket shkallës së krimit, për të pakësuar stërmbushjen nëpër burgjet e saj, arriti një marrëveshje me Kosovën për 300 qeli për 210 milionë dollarë.
Në...