Haber Giriş:
Çavusoglu, mesazh BE-së për “dialog të sinqertë dhe të orientuar drejt rezultateve”

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, e njoftoi Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, se pret me padurim të vizitojë Brukselin për një dialog të sinqertë dhe të orientuar drejt rezultateve.
Çavusoglu iu përgjigj të dielën nga rrjeti social “Twitter” postimit që Borrell bëri të shtunën nga e njëjta platformë rreth videokonferencës ndërmjet Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentes së Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Pres me padurim të vizitoj Brukselin për një dialog të sinqertë dhe të orientuar drejt rezultateve”, shkroi kryediplomati turk.
Në mesazhin e tij...