Haber Giriş:
Blinken diskuton me Stoltenberg dhe Truss kërcënimin rus ndaj Ukrainës
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken bisedoi në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Sekretaren e Jashtme britanike, Elizabeth Truss për kërcënimin rus ndaj Ukrainës.
Në një deklaratë me shkrim që ka bërë lidhur me këto biseda telefonike zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price thotë se Blinken dhe Stoltenberg kanë diskutuar shqetësimin e përbashkët për mobilizimin ushtarak të Rusisë në kufirin ukrainas.
“Dy zyrtarët e lartë diskutuan gjithashtu qasjen e NATO-s ndaj Rusisë, duke vënë në dukje se Aleanca ndërsa është e vendosur të mbrojë dh...